Showbiz

Filmit të famshëm “The Devil Wears Prada” do t’i bëhet edhe pjesa e dytë

The Devil Wears Prada

The Devil Wears Prada

Tetëmbëdhjetë vite pasi pjesa e parë e filmit të famshëm “The Devil Wears Prada” u bë hit, po bëhet vazhdimi i filmit me po të njëjtin emër.

“Hindustian Times” ka raportuar se aktoret Meryl Streep e Emily Blunt do të vazhdojnë rolet e tyre të mëhershme edhe në filmin e ri.

Fansat kërkuan që të bëhet vazhdimi i filmit të famshëm, pasi tri aktoret, Anne Hathaway, Maryl Streep e Emily Blunt u ribashkuan në ngjarjen e ndarjes së çmimeve “Screen Actors Guild” duke diskutuar në rolet përkatëse, si dhe pas disktutimit që Anne dhe Emily patën në emisioni “Actor on Actor” nga revista Variety.

“Puck” ka raportuar se producentja e filmit Wendy Finerman, e ka bindur Merylin e Emilyn të nënshkruajnë kontratat për vazhdimin, ndërkohë që nuk dihet nëse Anne Hathaway është e involvuar. Ajo në muajin prill pati thënë se nuk beson që do të bëhet vazhdimi i filmit.

Meryl luan rolin e Miranda Presleyt, karakteri i të cilës është i bazuar në personalitetin e kryeredaktores së revistës prestigjioze “Vogue”, Anna Wintour. Ndërsa Emily dhe Anne, luajnë rolet e asistenteve të saj.