Për të dytën javë rresht, një film horror i kryeson arkat filmike të Amerikës Veriore.
Filmi “The Conjuring: The Devil Made Me Do It” debutoi në pozitën e parë të arkave filmike, falë 24 milionë dollarëve të fituara nga shitja e biletave. Kështu, ky projekt që është vazhdimi i tretë në serinë e filmave të njohur horror, e mundi edhe kampionin e javës së kaluar, “A Quiet Place Part II”, i cili i arkëtoi gjithsej 20 milionë dollarë brenda tri ditëve të shfaqjes.
Në vendin e tretë pozicionohet filmi i studios “Disney”, “Cruella”, falë 11.2 milionë dollarëve të arkëtuara, kurse në vendin e katërt dhe të pestë pozicionohen filmat e animuar, “Spirit Untamed” me 6.2 milionë dollarë të fituara dhe “Raya and the Last Dragon” me 1.3 milionë dollarë të fituara.
Megjithëkëtë filmi “The Conjuring 3” nuk arriti ta mund rekordin e projektit të ri të yllit hollywoodian Emily Blunt, “A Quiet Place 2”, si filmi më hapjen më të mirë në epokën e pandemisë, me arkëtimin e 48 milionë dollarëve në tri ditët e para të shfaqjes nëpër kinema.
Aktualisht, 75 për qind e të gjitha kinemavë në Amerikën Veriore janë funksionale.
Në filmin “The Conjuring: The Devil Made Me Do It”, aktorët Vera Farmiga dhe Patrick Wilson e portretizojnë çiftin e martuar, Lorraine dhe Ed Warren, që janë hetues paranormal dhe të cilët janë dëshmitarë të ekzorcizmit të një vajzë 8-vjeçare në një qytezë të vogël në Connecticut. Për shkak të ngjarjeve që zënë vend atë natë, çifti përfshihet në një hetim të frishkshëm mbi origjinën e djallit.
Përveç Farmigas dhe Wilsonit, në film luajnë edhe aktorët Ruari O’Connor, John Noble, Sterling Jerins dhe Charlene Amoia.