Showbiz

“Fight or Flight”, një film i mbushur me skena aksion

“Fight or Flight”, një film i mbushur me skena aksion

Kompania filmike “Vertical” po e sjell një tjetër film të zhanrit aksion dhe komedi, “Fight or Flight”, që pritet të pëlqehet nga publiku mbarë botërorë.

Ylli i projekteve kinematografike “Trap” dhe “Oppenheimer”, Josh Hartnett, ka portretizuar edhe në të kaluarën heronj të zhanrit aksion, por asnjëherë sikur personazhi në këtë film. Ai vjen në rolin Lucas Reyes, një mercenar i cili angazhohet për ta gjetur një person gjatë një fluturimi me aeroplan, por detyrohet ta mbrojë atë pasi të dy përfundojnë të rrethuar nga njerëz që duan t’i vrasin.

Krahas Hartnettit në film luajnë edhe aktorët Katee Sackhoff, Charithra Chandran, Julian Kostov dhe Marko Zaror, kurse regjinë e tij e ka bërë James Madigan.

“Fight or Flight” do të jetë në dispozicionin e publikut nga 9 maji i këtij viti.