Artistja, Selena Gomez, është fejuar me producentin, Benny Blanco, me të cilin ka kohë që është në lidhje.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Gomez, të mërkurën, përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ka shkruar CNN.

“Përgjithmonë fillon tani”, ka shkruar ajo pasi postoi disa fotografi ku shihej unaza me diamant dhe ajo me Blancon, ndërkohë që ai komentoi duke e quajtur “gruaja ime”.

Shumë të famshëm e uruan çiftin, përfshirë këngëtaren e njohur Taylor Swift, aktoren Jennifer Aniston, yllin e filmave Gweneth Paltrow, këngëtaren Cardi B e këngëtarin Lil Nas.

“Po, dua te jem vajza e luleve”, ka komentuar Swift, ndërkohë që Aniston shkroi: “Zemër!! Urime nënë e ëmbël”.
32 vjeçja Gomez, e 39 vjeçi Blanco, e bënë publike lidhjen e tyre një vit më parë.
Dyshja kanë bashkëpunuar në disa këngë, përfshirë hitin e Gomezit “ Single Soon”, të cilin e kishte realizuar në vitin 2023, si dhe këngën “I Can’t Get Enough”, të cilën e realizuan në vitin 2019.

“Ai është absolutisht gjithçka në zemrën time”, pati thënë Gomez më parë.
Kurse Blanco, në emisionin e aktores Drew Barrymore pati thënë se çdo ditë zgjohet nga gjumi e nuk mund ta besojë se është duke e ndarë jetën me Gomezin.
"Ajo është njeriu më i mirë. Çdo gjë është plotësisht reale. Çdo ditë kur zgjohem e shikohem në pasqyrë, pyes veten se si kam arritur të jem me të”, pati thënë Blanco, në emisionin e Barrymore.
Ylli i filmave të kompanisë Disney, së fundmi është nominuar për çmimin “Golden Globe”, për perfromancën e saj në dramën televizive “Only Murders in The Building”, si dhe filmin “Emilia Perez”.
“Jam shumë falënderuese dhe e nderuar”, ka shkruar Gomez në Instagram pasi u nominua.
Blanco ka qenë producent i shumë këngëtarëve të famshëm përfsahirëm Rihannan, Katy Perryn e Britney Spearsin.
Në anën tjetër, Bloomberg ka raportuar se Gomez, pronarja e brendit të produkteve të bukurisë “Rare Beuty”, në muajin shtator është bërë miliardere.