Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë një propozim për martesë nga një fans derisa ajo po performonte në turneun e saj botëror “Future Nostalgia”, shkroi të dielën Daily Mail.
Mirëpo, këtë propozim ajo e refuzoi në një mënyrë të ëmbël. Ajo ia kushtoi këtij fansi një nga këngët e saj.
Në një video që është bërë virale në TikTok, këngëtarja 26-vjeçare, shihet teksa performoi në skenë, kur iu drejtua një djali në turmë dhe i tha se po përpiqet ta lexojë se çfarë shkruan në bluzën e tij.
“Çka thotë ajo?”, pyet Lipa për mbishkrimin “Marry me Dula peep”, në maicën e këtij fansi.
Superylli vazhdon duke thënë: Fatkeqësisht nuk mund të martohem me ty, por mund ta dedikoj këtë këngë nëse dëshiron?
Kënga të cilën ajo e këndoi pas këtij bashkëbisedimi në distancë me fansin e saj, ishte “Good in Bed”.
@dulapeepguy So this happend ❤️ love you @Dua Lipa #futurenostalgia #futurenostalgiatour #dualipa
♬ About Damn Time - Lizzo