Aktorja e famshme, Eva Longoria, pas fitores së kandidatit republikan, Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale, e ka cilësuar SHBA-në si “vend i frikshëm”.

“Nëse ai i mban premtimet, Amerika do të jetë një vend i frikshëm për ata që jetojnë në të”, ka thënë aktorja në një intervistë për revistën “Marie Claire”.
Ajo gjithashtu pati thënë se është “e privilegjuar” pasi ka mundësi të udhëtojë e të ikë nga aty kohë pas kohe.

“Jam e privilegjuar, puna ime është e natyrës së tillë dhe udhëtoj shpesh. Ndërroj vend shpesh. Por shumica e amerikanëve nuk janë aq me fat. Do të jenë të ngujuar në atë vend, dhe jam në ankth për ta”, ka thënë ylli.

Trump është zgjedhur president i SHBA-së, duke e mposhtur në garë kandidaten demokrate Kamala Harris. Trump ka premtuar dëbime masive të imigrantëve pa dokumente.
Longaria, ylli serialit “Desperite Housewifes”, ka kujtuar herën e parë që Trump ishte bërë president në vitin 2016.
“Kurrë nuk kam qenë më e dëshpëruar në jetë. Kam menduar me vete ‘A ka vlerë vota ime?’, ‘A jam me të vërtetë duke bërë ndryshimin?’. Isha e tronditur dhe e zhgënjyer thellësisht, sepse me të vërtetë me thellësinë e shpirtit tim kam besuar se njeriu i mirë fiton. Por, pastaj ajo ndodhi dhe thash me vete ‘Prit se nuk po fituaka njeriu më i mirë?’” - ka thënë Longoria

Disa ditë pas rezultatit të zgjedhjeve, ajo ka thënë se nuk është duke u çuditur edhe aq me rezultatin për të njëjtën arsye sikur herën e kaluar.
“Pjesa shokuese nuk është se ai ka fituar. Më shokuesja është se një kriminel i dënuar që nxit kaq shumë urrejtje, të jetë në krye të zyrës më të lartë”, ka thënë artistja.

Longoria, e cila në garën për presidente i ishte bashkangjitur fushatës së Kamala Harrisit, në një tubim në Chicago pati thënë se “suksesi i Kamalas është edhe i yni”.

“Ajo mbështet ëndrrat më të mëdha. Më lejoni t’ju them, në komunitetit tonë latin, në kemi një thënie ‘si se puede’, që do të thotë ‘po, është e mundur’. Por, sonte jam këtu për të ju thënë ‘Po, Ajo mundet’”, pati thënë Longoria.
Trump fitoi zgjedhjet, e po ashtu republikanët morën kontrollin e Kongresit.
Video: