Aktori dhe moderatori i njohur, Ermal Mamaqi, është i ftuar në emisionin “Te Shoqja” këtë të premte.
Ai ka folur për sukseset e tij si folës motivues, por edhe për të kaluarën sipas tij, aspak të lehtë.
Sot ai numëron disa filma të realizuar të suksesshëm, por rrëfen se dikur regjisorët në Shqipëri nuk e merrnin në film ose i jepnin role nënçmuese.
“Maksimumi me jepnin ndonjë rol shumë të vogël, si t’ia lidhja këpucët Jonida Vokshit”, u shpreh Mamaqi në emisionin “Te Shoqja.
Intervistën e plotë me Ermalin mund ta ndiqni të premten nga ora 18:20 në Kohavision.