Reperi i njohur, Eminem, në videoklipin e tij të fundit ka bërë të ditur se së shpejti, për herë të parë, do të bëhet gjysh.
Të mërkurën, 51 vjeçi ka lansuar videoklipin e ri të këngës “Temporary”, në fund të të cilit, shihet e bija e tij, Heilie, të cilën e ka me Kim Scott, duke i dhënë një bluzë prapa së cilës shkruan “Grandpa”, (gjyshi), shkruan FemaleFirst.
Eminem is going to be a grandpa. 🙏
— XXL Magazine (@XXL) October 3, 2024
Em’s daughter Hailie Jade reveals that she is pregnant in the music video for “Temporary” 🤍 pic.twitter.com/fmUBtm7Z1J
Menjëherë pas asaj skene, dalin pamje familjare, në mesin e të cilave shihet edhe një fotografi e ultrazërit të bebes që fshihej në bluzë, ndërkohë që krijuesi i hitit “The Real Slim Shady” duket i befasuar kur pranon lajmin.
Eminem is surprised by his daughter Hailie Jade with the news that he’s going to be a grandfather in his new music video for “Temporary” 🔥 pic.twitter.com/la5Wfcluzq
— FearBuck (@FearedBuck) October 3, 2024
Eminem, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Bruce Mathers III, ka edhe fëmijët e adaptuar, Alaina dhe Stevie.
Së fundmi, kur Hailie, e cila u martua me Evan McClintock në muajin maj, dëgjoi këngën e babait të saj, “Mockingbird”, ku flitet rreth varësisë ndaj drogës e alkoolit, ka thënë se ndërsa rritej, prindërit e saj ia dolën ta mbanin larg gjërave të këqija në jetë.
“Sa më shumë që rritem, më pak mund t’i dëgjoj këngët. Kur i shoh videoklipet dhe kur i dëgjoj këngët them se prindërit e mi kanë bërë punë të jashtëzakonshme ndërkohë që jam rritur e nuk e kam ditur se sa keq janë gjërat”, ka thënë Hilie në podcastin e saj “Just a Little Shady”.