Emilia Clarke ka pranuar se është me fat që është në gjendje të flasë sepse pjesa më e madhe e trurit të saj është e papërdorshme.
Ylli i “Game of Thrones” iu nënshtrua një operacioni për shpëtimin e jetës, pasi pati dy raste të intervenimit në tru gjatë viteve 2011 dhe 2013.
Aktorja 35-vjeçare ka kujtuar se si i përdorte rreshtat nga seriali fantastik i suksesshëm - në të cilin ajo luante Daenerys Targaryen - për ta ndihmuar atë të “rimerrte vetëdijen” gjatë aneurizmit të saj dhe pranoi se është me fat që është ende mund të flasë.
Duke folur në “Sunday Morning” të BBC-së me Sophie Raworth, ajo kujtoi: “Ishte dhimbja më torturuese ndonjëherë, me të vjella të mëdha, me përpjekje për ta rifituar vetëdijen; Vazhdova t’i bëja vetes të gjitha këto pyetje.
“Unë me qeshje vazhdoja të thosha rreshta nga seriali në kokën time. Nëse keni të vjella dhe keni dhimbje koke, nuk është mirë për trurin tuaj.
“Isha 22 vjeçe kur pata aneurizmin e parë, seriali “Game of Thrones” ishte shumë i dobishëm gjatë asaj kohe duke më dhënë një qëllim që të vazhdoj”.
“Një pjesë e madhe trurit tim nuk është më e përdorshme – andaj është një mrekulli fakti që unë jam në gjendje të flas, ndonjëherë në mënyrë të artikuluar, dhe ta jetoj jetën plotësisht në mënyrë normale pa asnjë reperkusion.
“Bëj pjesë në një pakicë vërtet shumë të vogël që mund t’i mbijetojnë kësaj”.
“Mungojnë aq shumë pjesë nga truri, gjë që më bën gjithmonë të qesh!”, ka shtuar ajo.
“Për shkak të sulmeve në tru, nëse ndonjë pjesë e trurit nuk merr gjak për një sekondë, do të zhduket!”.
Emilia iu rikthye menjëherë punës në emisionin HBO, pasi kishte bërë një operacion urgjent dhe më parë ka bërë të ditur se kishte pasur ankth gjatë xhirimit, sepse ishte vazhdimisht e shqetësuar se do të kishte një aneurizëm tjetër.
“Kisha frikën e vazhdueshme se do të kisha një aneurizëm tjetër të trurit. Kalova shumë kohë vetëm duke thënë: “A do të vdes? Çka nëse do të ndodhë kjo në xhirime? Sepse do të ishte vërtet e papërshtatshme. Dhe çdo lloj dëmtimi i trurit të lërë me një lodhje që është e papërshkrueshme. Po përpiqesha shumë ta mbaja të fshehtë”, ka treguar ajo në vitin 2020.