Emilia Clarke e kishte refuzuar shansin për ta luajtur Anastasia Steele në serinë filmike “Fifty Shades Of Gray”, sepse ajo nuk donte të zhvishej përsëri para kamerave.
Britanikja tha për The Hollywood Reporter se ishte lodhur nga pyetjet në lidhje me zhveshjen për “Game of Thrones”, kur Sam Taylor-Johnson e ftoi atë ta luante zonjën kryesore në trilerin erotik të vitit 2015.
"Sam është magjistar. E dua atë dhe mendova se vizioni i saj ishte i bukur, por hera e fundit që isha e zhveshur para kamerave ishte shumë kohë më parë, dhe megjithatë kjo është e vetmja pyetje që ma bëjnë sepse jam femër", thotë Emilia, përcjell KOHA Ditore.
"Është shumë e bezdisshme dhe jam lodhur nga kjo, sepse e kam bërë atë për karakterin - nuk e kam bërë që ndonjë mashkull të mundë të ma shikojë gjoksin, për hir të Zotit. Prandaj, thashë, 'Nuk mundem'.

"E kam bërë një lakuriqësi minimale dhe jam bërë me ‘shenjë’ përjetë, kështu që t’i thosha po “Fifty Shades of Grey”, ku e gjitha ka të bëjë me sensualitetin dhe seksin dhe të qenit lakuriq dhe të gjitha ato gjëra, po mendoja 'Nuk ka gjasa të futem vullnetarisht në atë situatë dhe pastaj ta shikoj dikë në sy dhe t’i them: Jo, nuk mund të ma bësh këtë pyetje'."
Roli në fund i takoi Dakota Johnsonit.