Elvana Gjata ka publikuar sot këngën e saj më të re të titulluar “Thirr”.
Kënga e cila është baladë ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave të saj duke u klikuar me të madhe në You Tube.
Elvana në këtë këngë i këndon ndarjes ndërkaq video-klipi i këngës është i thjeshtë, ku këngëtarja nga Shqipëria shfaqet pranë një gote verë dhe shumë e mërzitur.