Elvana Gjata do të publikojë këngën e saj të re, të enjten pak para mesnate.
Ajo e ka bërë të ditur vetë lajmin përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar një video të shkurtër në të cilën shihet teksa qëndron e veshur me të zeza, në një fushë.
Kënga do të titullohet “Loti” dhe është pjesë e mini-albumit të saj të titulluar “Çelu”, këngë të së cilit tashmë janë publikuar edhe me videoklipe dhe janë pritur shumë mirë nga fansat e Elvanës.
Projektet e fundit të këngëtares nga Shqipëria janë kryesisht të zhanrit baladë dhe kjo kuptohet edhe nga vetë titujt e tyre që janë: “A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, “Kunadhe” e “Mos u ngut”.
Nesër... 23:59 ⏰
Posted by Elvana Gjata on Wednesday, June 9, 2021