Showbiz

Elon Musk fajëson shtetin pasi “humbi” fëmijën transgjinor

Miliarderi i njohur, Elon Musk, tha se nuk beson që ka pasur “gisht” në largimin e vajzës së tij transgjinore, që sivjet kërkoi të mos kishte asnjë lidhje me babanë.

Vivian Jenna Wilson, 18-vjeçare, ka bërë kërkesë ligjore që të mos ketë asnjë kontakt me babanë e saj, me arsyetimin se Musk nuk e kishte kuptuar jetën e saj.

Musk, largimin e vajzës e lidhi me sistemin arsimor, duke i akuzuar “neo-marksistët”, që bënë sipas tij, që fama e tij prej miliarderi të dëmtohej.

Në një intervistë për “Financial Times”, që e dha të premten, shefi i Teslas nuk i identifikoi cilat institucione ndikuan te vajza e tij, por tha se sistemi aktual dha rezultate të këqija në raportet familjare.

“Është komunizëm i plotë dhe ndjenjë e përgjithshme se nëse je i pasur, je person i keq”, tha ai.

Gruaja e parë e Elon Muskut, Justine Wilson, e kishte përshkruar ish-burrin si person me teke, kontrollues dhe patriarkal.

Kritika mbi Muskun ishin bëri edhe në kohën kur kishte deklaruar se i mbështet personat trans, por përemrat i shkaktojnë “makth estetik”, duke nënkuptuar se ka probleme me njerëzit që deklarohen si të tillë.

“Unë nuk mund ta mbështes urrejtjen. Ju lutem, ndalojeni këtë. E di që kjo nuk është zemra jote. Të dua, por të lutem fik telefonin”, kishte deklaruar ish-partnerja e tij, këngëtarja Grimes, duke iu drejtuar Muskut.

Tesla e Muskut ishte lavdëruar nga Fushata për të Drejtat e Njeriut për hapësirën që u ka dhënë personave të komunitetit LGBT. Por, Musk u kritikua më pas kur i doli në krah guvernatorit të Floridas, Ron DeSantis, që nxori dekretin që në shkollat publike, të kufizohen diskutimet për homoseksualitetin.

Në qershor, Gjykata e Lartë e Los Angelesit, ia miratoi zyrtarisht fëmijës transgjinor të Muskut kërkesën për t’u njohur ligjërisht si grua. Gjyqtari firmosi dokumentin ku thuhej se fëmijës së Muskut do t’i lëshohet certifikatë e re e lindjes, ku pasqyrohet ndryshimi i emrit dhe i gjinisë.

Ish-gruaja e miliarderit, Justine Musk, pati një martesë tetëvjeçare. Ajo shkroi një ese për martesën që përfundoi në vitin 2008, ku tha se ai ishte rritur në një kulturë të mbizotëruar nga meshkujt e Afrikës së Jugut.

"Vullneti për të konkurruar dhe për të dominuar e bëri atë (Elon Muskun v.j.) kaq të suksesshëm në biznes, sa u mbyll në mënyrë ‘magjike’ kur u kthye në shtëpi", rrëfeu ajo për ish-burrin.

Justine tha se Musk e trajtonte atë ai punonjëse, e jo si bashkëshorte, deri në momentin kur vendosi që të ndahej.

Pos problemeve të vazhdueshme familjare, Elon Musk po përballet me një gjyq ndaj tij, pas dorëheqjes për ta blerë rrjetin social Twitter.