Showbiz

Elon Musk bëhet baba për herë të 12-të

Elon Musk

Elon Musk

Foto: Associated Press

Elon Musk raportohet se është bërë baba për herë të 12-të.

Miliarderi 52-vjeçar thuhet se priti fëmijën e tij të tretë me udhëheqësen e “Neuralink”, Shivon Zilis, me të cilin ka edhe binjakët dy vjeçarë Strider dhe Azure.

Nuk dihet ende gjinia e foshnjës së fundit apo edhe emri. 

Një raport i ri nga Bloomberg thotë se "Ai ka të paktën 12 fëmijë, gjashtë prej tyre në pesë vitet e fundit, tre me muzikanten Grimes dhe tre me drejtoreshën e projekteve speciale të “Neuralink Corp.”, Shivon Zilis, duke përfshirë edhe një tjetër grua që “nuk ka qenë e njohur për publikun deri më tani”.

“Ai fëmijë ka lindur në fillim të këtij viti, sipas njerëzve të afërt me këtë çështje, të cilët do ta diskutonin këtë vetëm në kushte anonimiteti. Zilis refuzoi të komentonte dhe Musk nuk iu përgjigj pyetjeve”, thuhet në raportin e Bloombergut.

Elon gjithashtu ka binjakë 20-vjeçarë dhe trenjakë 18-vjeçarë me ish-bashkëshorten, Justine Wilson, dhe dyshja humbën tragjikisht fëmijën e tyre të parë për shkak të sindromës së vdekjes së papritur të foshnjës, në vetëm 10 javë.

Ai është gjithashtu babai i X, katër vjeçar, Exa, e njohur si Y, dy vjeçare, dhe foshnja Techno, e cila njihet si Tau, me këngëtaren Grimes.