Spektakli i njohur “Saturday Night Live” ka shpallur listën e parë të yjeve që do të shfaqen në edicionin special për nder të 50-vjetorit të krijimit, dhe CNN ka raportuar se është një listë e gjatë me emra të mëdhenj të showbizit.
“SNL50: The Anniversary Special,” që do të transmetohet më vonë gjatë këtij muaji, do të festojë historinë dekadëshe të shfaqjes me ndihmën e disa emrave të njohur, si artistët e njohur Paul McCartney, Steve Martin, Tom Hanks, Scarlett Johansson, Ayo Edebiri dhe Bad Bunny, sipas një njoftimi për media nga NBC.
Edhe Adam Driver, Dave Chappelle, John Mulaney, Kim Kardashian, Martin Short, Miley Cyrus, Paul Simon, Pedro Pascal, Peyton Manning, Quinta Brunson, Robert De Niro, Sabrina Carpenter dhe Woody Harrelson do të jenë të pranishëm në spektaklin special të përvjetorit.
NBC nuk ka specifikuar ende nëse ndonjë nga këta artistë do të performojnë gjatë programit tre-orësh.
Më 14 shkurt, kompanie “Peacock” do të transmetojë drejtpërdrejtë “SNL50: The Homecoming Concert,” ku do të performojnë artistët Lady Gaga, Chris Martin, Bad Bunny, Post Malone, Jelly Roll, Jack White, Brittany Howard dhe shumë të tjerë.
Ky koncert muzikor do të drejtohet nga komediani i njohur Jimmy Fallon dhe producent do të jetë krijuesi i “SNL”, Lorne Michaels, dhe producenti i njohur i ceremonisë “Oscar”, Mark Ronson.
Po ashtu, “Peacock” ka nxjerrë një dokumentar tre-orësh me titull “Ladies & Gentlemen… 50 Years of SNL Music”, i cili pasqyron momentet dhe performancat më të paharrueshme muzikore të spektaklit.
Në këtë përvjetor, do të transmetohet gjithashtu një seri katërpjesëshe me titull “SNL50: Beyond Saturday Night”, që ofron një vështrim nga prapaskenat e shfaqjes përmes intervistave me ish-skenaristë, producentë dhe anëtarë të stafit.
Edicioni special i përvjetorit do të transmetohet drejtpërdrejt në NBC më 16 shkurt, në orën 20:00 në mbrëmje.