Showbiz

E bija e Joliet dhe Pittit nuk do që të mbështet tek prindërit për të korrur sukses

Shiloh Jolie-Pitt

Shiloh Jolie-Pitt

Shiloh Jolie-Pitt, e bija e aktorëve të mirënjohur, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, nuk dëshiron të mbështetet tek fama e prindërve në mënyrë që të korrë sukses.

“Shiloh është valltare jashtëzakonisht e talentuar, e cila shfaq dedikim dhe punë të përkushtuar. Ajo nuk mbështet tek emri i saj i famshëm për të arritur synimet që ka”, ka thënë një burim për Entertainment Tonight.

Burimi ka cekur se Shiloh nuk do ta përdorë asnjëherë famën e prindërve për të arritur sukses.

“Ajo është person i drejtpërdrejt dhe i sinqertë, e cila nuk do ta përdorë asnjëherë statusin e saj për të përfituar diçka. E kuptoj që do të mund të jetë e vështirë të shohësh një person përtej këtij statusi, por duhet të bëhet përjashtim për këtë rast”, ka thënë tutje burimi.

Brad, i cili është baba edhe i pesë fëmijëve të tjerë që i ka me Angelinan, ka treguar se sa shumë emocionohet kur e sheh Shilohn duke kërcyer.

“M’i mbush sytë me lot. Ajo është shumë e bukur. Nuk e di nga e mori këtë aftësi. Unë nuk di të kërcej fare. Kënaqem kur e gjejnë vet rrugën e tyre, gjejnë gjëra në të cilat janë të interesuar e lulëzojnë”, ka thënë Brad.