Shiloh Jolie Pitt, e bija e yjeve të Hollywoodit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka kërkuar në mënyrë ligjore që ta heqë mbiemrin e babait.
Kjo kërkesë, vjen pasi Shiloh po përgatitet të hyjë një kapitull të ri të jetës së saj.
Sipas TMZ, dokumentet e kërkesës së saj janë dërguar në institucionin përkatës më datën 27 maj, në ditën kur ajo mbushi 18 vjet, nga kur cilësohet ligjërisht e rritur.
Përveç Shilohs, Brad dhe Angelina, janë prindër të Maddoxit, 22 vjeç, Paxit, 20 vjeç, Zaharas, 19 vjeçe, Si dhe Viviennes e Knoxit, 15 vjeç.
Shiloh nuk është e vetmja që ka hequr mbiemrin “Pitt” nga mbiemri pasi javën e kaluar është raportuar se Vivienne është paraqitur vetëm me mbiemrin “Jolie”, kur emri i saj u shfaq për asistencën që kishte bërë në shfaqjen teatrale të nënës së saj “The Outsiders”.
Zahara gjithashtu është paraqitur vetëm me mbiemrin “Jolie” duke anashkaluar atë “Pitt”, kur u prezantua në fillim të një ceremonie që është mbajtur në nëntor të vitit të kaluar.
Brad Pitt dhe Angelina Jolie ishin bashkë që nga viti 2004 derisa u martuan më 2014 dhe u divorcuan më 2016. Ndërkohë që beteja ligjore e tyre për pronën e përbashkët “miraval” në Francë ende vazhdon.
Lexo edhe:
Vajza e Angelina Joliet dhe Brad Pittit largon mbiemrin e babait - KOHA.net