Showbiz

Dwayne Johnson ka mësuar rëndësinë që ka kujdesi ndaj vetes

Dwayne "The Rock" Johnson

Dwayne "The Rock" Johnson

Aktori i njohur, Dwayne Johnson ka thënë se tash e ka mësuar se sa i rëndësishëm është kujdesi ndaj vetes.

52-vjeçari ka shkruar në rrjete sociale se kohët e fundit po koncentrohet më shumë kah paqja dhe qetësia, ka shkruar FemaleFirst.

“Jam ulur në qetësi ndërsa dielli po lind, për të më rimbushur me energji, e të qetësoj mendjen para se të shkoj në turne e të filloj çmenduria. Bota është shumë e zhurmshme dhe na tërheqë nga milionë drejtime te ndryshme”, ka shkruar ylli në Instagram.

Ai ka inkurajuar ndjekësit e tij që ta rikëndellin shpirtin dhe ta mbrojnë me çdo kusht.

“Pas tërë këtyre viteve më në fund kam mësuar se sa shumë rëndësi ka kujdesi ndaj vetes”, ka shkruar tutje Johnson.

Ai tutje ka thënë se mëngjeset mund të jenë vendimmarrëse, por ka shpjeguar se po dëshiron t’i shfrytëzojë për t’u ulur e të jetë i qetë.

“Është shumë paqësore këtu lart. Më pëlqen të vij këtu. Do të qëndroj ulur këtu për rreth 30 apo 45 minuta, ndonjëherë më shumë e ndonjëherë më pak. Vetëm të marr përsëri energji e të ulem në qetësi. Ndoshta do të lëshoj pak muzikë, ndoshta do të filloj të këndoj, ka disa shqiponja që fluturojnë këndej pari dhe duken sikur po më thonë ‘të lutem ndalu, mos këndo më, nuk ka nevojitet kjo gjë më mëngjes’. Kjo është paqja ime dhe ju duhet ta mbroni tuajën”, ka thënë aktori.