Showbiz

Dukja e yjeve në ngjarjen e sivjetme “Met Gala”

Me një turmë protestuesish të lëvizjes “Black Lives Matter” jashtë objektit dhe rregullave të sigurisë dhe vaksinimit brenda, u mbajt ngjarja e shumëpritur e modës “Met Gala” në qytetin e New Yorkut.

Gala mbrëmja e cila zakonisht mbahet në të hënën e parë të muajit maj, ishte anuluar në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19 dhe për të njëjtën arsye ishte ricaktuar për këtë vit.

Eventi i vitit 2021 u organizua nën temën “Pavarësia e Amerikës” dhe të pranishëm në tapetin e kuq të shtruar me këtë rast, ishin emra të njohur të industrisë së filmit, muzikës, modës, sportit, televizionit dhe më gjerë.

Ngjarja e përvitshme bamirëse e cila zë vend në Muzeun Metropolitan të Arteve të Bukura, tashmë është shndërruar në Oscarin dhe Olimpiadën e botës së modës. Po ashtu e shënon hapjen e ekspozitës madhore të institutit e cila këtë vit titullohej, “In America: A Lexicon of Fashion”, dhe e cila këtë vit ishte më e politike se zakonisht. Duke u fokusuar në një përzgjedhje më të gjerë të disenjatorëve të cilët zakonisht anashkalohen nga industria, kuratori i ekspozitës, Andrew Bolton, tha për gazetën “The Guardian” se ekspozita është inspiruar nga lëvizja “Black Lives Matter”.

Temat politike u spikatën edhe mbi qilimin e bardhë këtë vit, teksa disa personalitete kishin zgjedhur të veshin kostume apo fustane me mesazhe të fuqishme, siç është barazia gjinore, pagat e barabarta dhe disa propozime tjera për tema të ndryshme sociale.

Megjithëkëtë, nuk munguan veshjet glamuroze të yjeve të cilët e hijeshuan ngjarjen e qilimin e sivjetme “Met Gala”. Të shumtë ishin ata që ishin munduar t’i përshtaten temës së eventit, derisa të tjerët thjeshtë ishin kujdesur të dukeshin bukur, elegantë dhe unik në forma të ndryshme.

Vëmendje të madhe mori ylli i muzikës, Billie Elish, e cila ndryshe nga veshjet e gjera dhe mashkullore me të cilat jemi mësuar ta shohim në fillimet e karrierës së saj, në “Met Gala” kishte vendosur të duket tejet femërore dhe si një princeshë klasike e hollywoodit. Modeli i ri i flokëve i këngëtares shkonte shumë me fustanin tipik të ballove, dhe dukja e saj ishte kompletuar me stolitë e shumta prej diamanti. Këngëtarja në këtë ngjarje shoqërohej nga partneri i saj i zakonshëm, vëllai Finneas O’Connell.

Image

Bukur dhe plot stil u shfaq edhe aktorja, Megan Fox, e cila kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë të kuqe dhe plot shkëlqim. Edhe aksesorët Fox i kishte zgjedhur me të njëjtën ngjyrë, të cilat i kishte kompletuar me buzëkuqin e theksuar. Elegante dhe plot stil u shfaqën edhe supermodelet, Kendall Jenner dhe Gigi Hadid.

Image

Kendall shkëlqeu me një fustan transparent të markës “Givenchy”, i tëri i mbuluar me gurë të kristalit dhe i cili ishte inspiruar nga një fustan klasik i ikonës së hollywoodit, Audry Hepburn. Kurse Gigi u shfaq mbi qilim të kuq e veshur me një fustan elegant bardh dhe zi, por ajo që binte më së shumti në sy ishte ngjyra e kuqe e flokëve të modeles.

Image

E kundërta e dukjeve të vajzave të lartpërmendura ishte ylli televiziv, Kim Kardashian, e cila arriti në këtë ngjarje e mbuluar tërësisht në të zeza, përfshirë këtu edhe fytyrën. Madje ishte vështirë të identifikohej se kush gjendej prapa kësaj veshje, përfshirë këtu edhe shoqëruesin e saj për të cilin shumica spekulonin se mund të ketë qenë Kanye West. Kostumi i Kimit ishte i markës “Balenciaga”.

Image

Por, bujë të madhe këtë vit bënë çiftet e showbizit të cilët debutuan në këtë ngjarje. Rihanna për herë të parë u shfaq në “Met Gala” e shoqëruar nga i dashuri i saj, Asap Rocky. E shquar si ikonë e kësaj ngjarje por edhe e modës në përgjithësi, këtë vit këngëtarja e njohur amerikane la për të dëshiruar me përzgjedhjen e veshjes. Fustani i zi i markës “Balenciaga” dukej si një jorgan, dhe nuk shfaqte format e trupit të këngëtares. Dukja e Rihannas u kompletua me një kapelë të thjeshtë dhe sigurisht, me plot stoli diamanti.

Image

Dyshja tjetër e mirëpritur nga turma ishte, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, të cilët dukeshin shumë bukur dhe të lumtur përkrahë njëri-tjetrit. Lopez kishte veshur një fustan ngjyrë kafe, të kombinuar me triko me lesh artificial dhe kapelë të ngjashme sikur ato të kaubojve. Gjithçka dukej se përshtatej me temën e gala mbrëmjes, derisa Affleck u shfaq i veshur me kostum klasik elegant.

Image

Edhe Rita Ora dhe i dashuri i saj Taika Waititi morën goxha vëmendje mbi qilimin e kuq, me debutimin e tyre si çift në këtë ngjarje. Dyshja dukeshin shumë bukur dhe në kombinim me njëri-tjetrin. Bukuroshja me prejardhje kosovare dukej fantastike me fustan dy pjesësh të markës “Prada”, derisa regjisori nga Zelanda e Re dukej elegant dhe plot stil me kostum të zi. Çifti dukejn e kishte kombinuar me stoli diamanti.

Image

Fantastik dukeshin edhe çiftet, Justin Bieber dhe Haily Bieber, Shawn Mendes dhe Camila Cabello, Channig Tatum dhe Zoe Kravitz, Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz, dhe të tjerë.

{gallery}

Këtë vit, vëmendje të madhe veshjeve të tyre u kishin kushtuar edhe burrat e industrisë së showbizit, disa prej së cilëve kishin ndërmarrë edhe rreziqe me kostume unike, madje edhe fustane. Disa prej burrave më të komentuar të mbrëmjes ishin, Lil Nas X, i cili i prezantoi tri stile të ndryshme të veshjes, Pete Davidson i cili kishte veshur fund të zi të kombinuar me xhaketë të bardhë dhe syze të diellit, Troye Sival i cili parakaloi i veshur me një fustan të zi të gjatë, dhe të tjera.

Image
Image
Image

Megjithëkëtë, në “Met Gala 2021” kishte edhe yje që munguan mbi qilimin e kuq, të tillë si Kylie Jenner e cila është në pritje të fëmijës së dytë me reperin Travis Scott, Dua Lipa e cila nuk ka mundur ta ndjekë këtë ngjarje për shkak të angazhimeve, Zendaya e cila zakonisht merr vëmendje të madhe me guximin për të sjell risi me veshjet e saj në këtë event, Sarah Jessica Parker e cila deri vonë shquhej si mbretëresha e “Met Gala”, Madonna që zakonisht komentohet shumë për dukjet e saj por edhe kritikohet, Cardi B e cila sapo e ka sjell në jetë fëmijën e dytë, dhe Nicki Minaj e cila e kishte anuluar pjesëmarrjen e saj në minutat e fundit, për shkak të kushtit obligues të vaksinimit.