Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, u frikësua nga një influencer i rrjetit social TikTok, i cili hyri në hapësirën e saj të provave që po bënte për festivalin “Glastonbury”.
28-vjeçarja e cila po përgatitet të shfaqet në skenën kryesore të festivalit të mirënjohur që quhet “Skena Piramidale” të premten më 28 qershor, ka ndaluar për disa ditë në Birmingham në mënyrë që të përgatitet për spektaklin.
“The Sun” ka raportuar se një TikToker është munduar të futet në hapësirën ku Dua po bënte provat teksa ishte e zënë duke bërë kërcimet rutinë me valltarët e saj.
Ky medium ka shkruar gjithashtu se një burim ka treguar se TikTokeri ishte duke u munduar të filmonte gjithçka dhe më pas të postonte videon duke thënë se nuk do t’i zbulojë individët në të në mënyrë që të mos t’i bëjë të famshëm.
Provat u ndalën ndërkohë që “ndërhyrësit” i është thënë të largohet nga vendi i ngjarjes.
“Dua ka qenë duke punuar shumë ditëve të fundit në mënyrë që ta perfeksionojë perfomancën në Glastonbury. Anëtarët e ekipit të saj e panë këtë person kur erdhi në hapësirën e saj të premten teksa po mundohej të incizonte”, ka thënë një burim, i cili shtoi se dikush nga ekipi i Duas i ka kërkuar këtij personi të largohet.
Ky burim gjithashtu ka shtuar se nuk ka asgjë që do ta ndalojë Duan që të bëjë performancë shumë të mirë gjatë vikendit dhe ajo mezi po pret të del në skenë.
Ndërkohë Dua pati thënë se që kur ka filluar ta shkruante albumin e parë ka ëndërruar të jetë pjesë e festivalit të mirënjohur.
Ajo do të shfaqet që skenën piramidale të Glastonburyt gjatë vikendit, ku do të marrin pjesë edhe yje të mëdha si SZA e grupi Coldplay.