Showbiz

Dua Lipa, Stormzy dhe Charli XCX në krye të nominimeve për çmimin Mercury

Nominimet për çmimin Mercury të vitit 2020 janë publikuar dhe artistët si Dua Lipa, Stprmzy dhe Charli XCX janë në krye të listës së artistëve që po garojnë për çmimin prestigjioz me shpërblim prej 25,000 funte.

Dua Lipa është nominuar me albumin e saj shumë të lavdëruar “Future Nostalgia”, ndërsa Charli XCX do të garojë me albumin e saj të katërt “How I’m Feeling Now”, i cili u xhirua në tërësi gjatë karantinës në apartamentin e saj në New York, shkruan NME të enjten.

Stormzy konkurron me albumin e tij të dytë “Heavy is The Head” dhe ky është nominimi i tij i parë për çmimin Mercury, transmeton KOHA.

Të gjithë të nominuarit do të vlerësohen nga një panel që përfshinë personazhe si Annie Mac, Mannie Calvi dhe Gaz Coombes nga Supergras, edhe pse një ceremoni e drejtpërdrejtë nuk do të mbahet për shkak të koronavirusit.

Juria në një postim tha: “Në këto kohëra të vështira dhe të pasigurta, çmimi Mercury nga Hyndai ka nderin të festojë fuqinë e madhe që ka muzika që të frymëzojë dhe të inkurajojë. Lista e albumeve për vitin 2020 shfaq një llojllojshmëri të madhe të muzikës, stilit, ambicieve dhe përvojave. Ajo që këto albume ndajnë me neve, është fakti se muzika ka vlerë tani më shumë se kurrë”.