Showbiz

Dua Lipa nxit spekulime se është fejuar

dua lipa dhe callum turner

Dua Lipa dhe Callum turner

Shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, pasi një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ka nxitur spekulime se mund të jetë fejuar me të dashurin e saj, aktorin, Callum Turner.

Në fotografinë e postuar Dua shihet duke mbajtur unazë me gurë, që duket të jetë si një unazë fejese.

“Në shtëpi për festa. Po ju dërgoj të gjithëve shumë dashuri”, ka shkruar Lipa në postimin ku ka marr shumë urime për festat e fundvitit.

Ndërkohë një burim për revistën The Sun ka thënë se ylli është fejuar e është shumë e lumtur.

“Dua e Callum janë shumë të dashuruar dhe e dinë se kjo dashuri është përgjithmonë. Janë fejuar dhe janë shumë të lumtur”, ka thënë burimi.

Më parë gjatë kësaj jave është bërë e ditur se çifti do të organizojë një ndejë për natën e Vitit të Ti ku do të jenë të ftuar shumë yje, përfshirë modelen e njohur Bella Hadid e këngëtarin Harry Styles.

“Kanë gjetur një vend të mrekullueshëm në Londër dhe janë duke punuar me disa organizatorë ngjarjesh dhe ftesat u janë dërguar shumë personaliteteve të njohura si Bella Hadid, Harry Styles e Emma Watson”, ka thënë ndër të tjera burimi.

Lipa dhe Turner e patën bërë publike lidhjen e tyre në muajin korrik, ndërkohë që kanë qenë në lidhje që nga muaji janar.

Thashethemet për lidhjen i pati konfirmuar këngëtarja pasi kishte postuar disa fotografi nga festivali Glanstonbury, ku edhe pati performuar.