The Garden Of Time

Dua Lipa në Met Ball me veshje nga Marc Jacobs

Dua Lipa ne MET Ball 2024

Dua Lipa ne MET Ball 2024

Foto: Associated Press

Këngëtarja me famë botërore, me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ishte e pranishme në ngjarjen e modës në Muzeun Metropolitan të Artit (MET) në New York.

Pas lansimit të albumit, udhëheqjes së programit SNL e një performance surprizë në Times Square, Lipa të hënën në mbrëmje parakaloi në tepihun e kuq të MET, me një veshje të zezë me dantellë e pupla, përfundi së cilës kishte veshur një korse të bardhë.

Fustanin për të e kishte punuar disenjatori i mirënjohur Marc Jacobs, kurse stolitë ishin të brendit "Tiffany & Co".

Kjo ishte hera e tretë që Dua ishte e pranishme në MetBall.

Vitin e kaluar, kur balloja kishte nderuar figurën e disenjatorit të ndjerë, Karl Lagerfeld, Dua ishte bashkënikoqire me të famshëm të tjerë dhe kishte veshur një fustan të dizajnuar nga Karl për brendin “Chanel”, në vitin  1992.

Dua Lipa, Met Ball 2023

Në vitin 2019, kur tema e mbrëmjes ishte “Camp”, Dua ishte veshur me fustan shumëngjyrësh nga brendi i mirënjohur "Versace".

Dua Lipa Met Ball 2019

Arsyeja kryesore pse mbahet kjo ngjarje për çdo vit është për të mbledhur fonde për Institutin e Kostumeve të Muzeut dhe është epiqendra e modës për çdo vit.

Në këtë ngjarje grumbullohen shuma milionëshe, të cilat përdorën për mirëmbajtjen e Institutit të Modës. Aty, mbrëmë, Instituti i Kostumeve hapi ekspozitën “Bukuria e Fjetur: Rizgjimi i modës”.

Kodi i veshjes për këtë vit ishte “The Garden Of Time”, vepra e novelistit, satirist, J.G. Ballard.
Lexo edhe: “Bukuria e kostumeve të fjetura do të rizgjohet" në Muzeun Metropolitan në New York