Këngëtarja me famë botërore, me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka publikuar mbrëmë videoklipin e këngës “Illusion”.
Dua Lipa - Illusion (Official Music Video) (youtube.com)
Kjo këngë është pjesë e albumit të saj të ri “Radical Optimism”, i cili pritet të publikohet në fillim të muajit të ardhshëm.
Lajmin për videoklipin e bëri të ditur vet këngëtarja, përmes llogarive të saj në rrjetet sociale Instagram dhe Facebook.
“Illusion u publikua tani!!!! Shpresoj ta doni këtë këngë po aq sa e deshëm ne duke kërcyer ndërsa po e bënim videoklipin. Kjo këngë ka filluar gjithçka për këtë album dhe është e para këngë që e kam shkruar me ‘bendin’ dhe më ka bërë të emocionuar për publikimin e Radical Optimisim pas 3 Javësh”, ka shkruar Lipa në postim duke falënderuar ekipin e saj ndërkohë që ju tha se i do.
DUA LIPA (@dualipa) • Instagram photos and videos
Këngëtarja pati paralajmëruar ditë më parë se do ta publikonte videoklipin në fjalë duke postuar fotografi nga xhirimet e prapaskenat.
DUA LIPA (@dualipa) • Instagram photos and videos
