Showbiz

Dolly Parton u dërgon libra falas fëmijëve në 21 vende të botës

Dolly Parton

Dolly Parton

Babai i këngëtares së njohur amerikane, Dolly Parton, është rritur i varfër dhe nuk ka pasur asnjëherë mundësi të mësojë të lexojë.

Inspiruar nga kjo histori, legjenda amerikane e muzikës country, në tri dekadat e fundit e ka bërë mision, që nga programi i saj “Imagination Library,” ta përmirësojë gjendjen me literaturë. Programi i saj është zgjeruar në vende si Missouri e Kentucky, dy nga 21 vende ku fëmijët nën moshën 5 vjeçe mund të regjistrohen për t’u dërguar librat në shtëpi çdo muaj, shkruan AP.

Parton të martën është ndalur në këto dy vende për ta promovuar programin dhe për ta treguar historinë e babait të saj. Robert Lee Parton vdiq në vitin 2000.

“Në male, shumë njerëz asnjëherë nuk pasur mundësinë të shkojnë në shkollë sepse u është dashur të punojnë në ferma. U është dashur të bëjnë çmos që t’i mbanin familjet”, ka thënë ajo në Kansas të Missourit.

Parton, e cila është e katërta nga 12 fëmijët e familjes së varfër, ka thënë se babai i saj ishte një nga njerëzit më të mençur që ka njohur, por i vinte turp sepse nuk dinte të lexonte.

Prandaj ajo ka vendosur t’u ndihmojë fëmijëve të tjerë, duke filluar nga vendlindja e saj Tennessee në vitin 1995. Që nga aty, kauza është zgjeruar shpejt dhe sot mbi 3 milionë libra dërgohen çdo muaj. Që kur ka filluar programi, librat u janë dërguar më shumë së 240 milionë fëmijëve në SHBA, Kanada, Britani, Irlandë e Australi.

Missouri mbulon të gjitha shpenzimet e programit, i cili në total pati 11 milionë dollarë amerikan shpenzime për vitin e fundit fiskal.

“Fëmijët filluan të më thërrisnin ‘zonja e librave’ dhe babai im ishte më krenar për këtë titull sesa për karrierën time prej ylli. Ai u ndie sikur ka bërë diçka të mirë gjithashtu, pasi bëhet fjalë për të bijën e tij”, ka thënë Parton.

“Në Kentucky, Imagination Library, prek fëmijët e 120 vendeve”, ka thënë Guvernatori, Andy Beshear, në ngjarjen e së martës.

“Më shumë së 120 mijë fëmijë nga Kentucky, gati sa gjysma e parashkollorëve të shtetit, aktualisht janë të përfshirë në programin për të marrë libra”, ka thënë zonja e parë Britainy Beshear, e cila ka shtuar se ky program i inkurajon familjet të lexojnë bashkë, dhe ju mundëson fëmijëve të kenë libraritë e tyre para se të fillojnë kopshtin, pa shpenzime për familjen.

Parton ka thënë se kjo është me të vërtetë një mënyrë e mirë për t’i mësuar fëmijët ta duan leximin qysh në moshë të re.

Këngëtarja, e cila një dekadë më parë ka fituar çmimin “Grammy” për arritje jetësor, ka thënë gjithashtu se dëshiron ta shohë programin të zgjerohet në çdo shtet dhe se ndihet shumë krenare që babai i ka jetuar aq gjatë sa për ta parë suksesin e saj.

“Kjo ishte mënyrë ime për ta nderuar babanë, sepse Bibla na thotë t’i nderojmë babain e nënën dhe nuk mendoj se kjo do të thotë ‘të ju bindemi’, mendoj se do të thotë se duhet ta nderojmë emrin e tyre dhe vetë ata”, ka thënë Parton.

Ylli është autore e disa titujve që janë të përshirë në këtë program, përfshirë librin e vitit 1996 “Coat of Many Colors”.