Këngëtari me famë botërore, Usher, ka hasur në një të papritur me djalin e tij adoleshent.
Djali i Usherit, 15-vjeaçari Naviyd është adhurues i madh i këngëtares PinkPantheress, të cilën e kontaktoi përmes llogarisë së babait të tij në rrjetin social Instagram dhe i kërkoi që ta ndjekë në llogarinë e tij, gjë krijoi pakënaqësi tek Usheri, por kjo bëri që Naviyd përfundoi duke shkuar në koncert të këngëtares me ftesë speciale.
Ata shkuan në koncert të PinkPantheresses dhe bënë fotografi me të, ndërkohë që Usher shpjegoi se çfarë kishte ndodhur.
“Pra.. një javë më parë, djali im Navyd, më vodhi telefonin në mënyrë që të kontaktonte përmes mesazheve direkt me artisten PinkPantheress. Papritmas hapa mesazhet e mia dhe pashë një bisede me një grua që kishe ‘Powerpuff girl’ si foto të profilit dhe mendoja me vete se çfarë mund të ketë ndodhur. E hapa këtë bisedë dhe e pash që djali kishte kontaktuar me të nga telefoni im. Por, unë e fala pasi e pash që ai ishte përpjekur vetëm të kontaktonte me të, sepse ndryshe nuk do ta kisha falur.Djali im është adhurues i madh i kësaj artisteje, vetëm për këtë arsye nuk e dënova”, shpjegoi Usher përmes InstaStory.
Këngëtari shpjegoi tutje se për një moment ndjeu sikur djali i tij ia kishte shkelur besimin që kishte në të, por më vonë e kuptoi se i gjithë veprimi i tij shpjegonte dëshirën e Navydit për ta takuar këngëtaren.
“Ky ishte moment shumë i madh për Naviydin, ishte përpjekja e tij për të bërë diçka për të cilën është i pasionuar. Po ai shkeli besimin tim përgjatë këtij procesi e për këtë nuk do të ia besoj kurrë më telefonin tim. Do të duhej të dija më mirë ta menaxhoja këtë. Megjithatë e vlerësoj mënyrën e tij për t’i bërë gjërat të ndodhin. Nga një mesazh, te koncerti e pastaj te ndeja me artisten. Ai e organizoi në mendjen e tij gjithë këtë paraprakisht dhe e bëri të ndodhë në të vërtetë”, ka shkruar tutje ylli.
