Showbiz

Djali i aktorit të famshëm që jeton në lagjen e të pastrehëve në Los Angeles

Djali i Paul Hogan, Chance

Djali i Paul Hogan, Chance

Venice Beach në Los Angeles, dikur një zonë e njohur për yjet e Hollywood-it, tani po përballet me rritjen e varfërisë dhe krimit. Lagjia që dikur ishte simbol i glamourit, tani është e mbushur me tenda të improvizuara dhe mure të mbuluar me grafite.

Venice Beach

Daily Mail ka shkruar për, Chance Hogan, djalin 26-vjeçar të aktorëve Paul Hogan dhe Linda Kozlowskit, duke e përshkruar si një shembull i këtij ndryshimi.

Pavarësisht mundësive të mëdha, ai jeton në kushte të vështira dhe ka pasur një karrierë të pasuksesshme muzikore me grupin “Rowdy P”. 

Ani pse ka pasur mundësi të bëhet i famshëm, ai është përballur me probleme dhe gjendje të paqëndrueshme.

Në një pamje shqetësuese më 14 nëntor, Daily Mail ka raportuar se Chance u pa duke marrë një pako nga një makinë me xhama të errësuar, duke shkaktuar shqetësime për gjendjen e tij.

Ai kishte edhe tatuazhe të dukshme dhe më herët ishte parë duke blerë duhan.

Në vitin 2023, Paul Hogan pati dhënë një përditësim për gjendjen e djalit, duke thënë se ai po bënte “më mirë”, por pa dhënë shumë detaje.

Aktori, i cili ka shprehur dëshirën për t'u kthyer në Australi, pati thënë se “i afërmi i vetëm që ka Chance jam unë”, duke shtuar se djali i tij i shikon Shtetet e Bashkuara si shtëpinë e tij, pasi atje është rritur. 

Ai, pak pas fillimit të pandemisë Covid-19, pati shprehur shqetësimin për rritjen e krimit dhe varfërisë në Venice Beach.
“Jetoj në LA, ku ka 10 milionë njerëz dhe gjysma e tyre janë të sëmurë me Covid. A jam nostalgjik për shtëpinë? Po, pa dyshim. Nuk shkoj askund. Preferoj të qëndroj në shtëpi”, pati thënë ylli.

Chance me prindërit

Fqinji i tij, Tyler Proctor, e ka përshkruar lagjen si “ferrin në tokë” dhe ka thënë se e kupton pse Hogan dëshiron të largohet duke thënë se “banorët e Venice Beach janë të frikësuar nga rritja e krimit dhe varfërisë”.

Hogan ka lindur në Australi dhe u bë i njohur me rolin e tij në filmin “Crocodile Dundee”
Përveç Chance, ai ka edhe katër djem dhe një vajzë nga martesa e tij e parë me Noelene.