Showbiz

Disney paralajmëron tre filma të rinj "Star Wars"

Lajme të rëndësishme vijnë nga bota e Star Wars. Disney paralajmëroi datat e publikimit të tre filmave të rinj vendosur në galaktikën e largët. Këtë vit do ta shohim “The Rise of Skywalker”, ndërsa filmi i ardhshëm në franshizë na pret në fund të vitit 2022.

Diçka të ngjashme edhe kemi pritur, sepse Disney dhe Lucasfilm vendosën ta bëjnë një pushim nga filmat pas filmit “The Rise of Skywalker”, në mënyrë që të përqendrohen në shtrirjen e tregimit në ekrane të vogla, përkatësisht në shërbimin streaming Disney+ dhe në serinë “The Mandalorian” dhe pararendësin “Rogue One”, i cili do të përqendrohet në Cassian Andor, të cilin e luan Diego Luna.

Image

Atë që ende nuk e dimë është se cila trilogji na pret më 16 dhjetor 2022, 20 dhjetor 2024 dhe 18 dhjetor 2026. Rian Johnson, regjisori i filmit The Last Jedi, ka punuar në një tregim krejtësisht të ri, të vendosur diku tjetër në botën e Star Wars, ndërsa dyshja nga The Game of Thrones, David Benioff dhe D.B. Weiss, njëkohësisht po e hartojnë një trilogji të re pa Skywalker.