Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Golden Globes” e cila u mbajt për të 81-tin vit me radhë në Beverly Hilton të Los Angelesit ngërtheu në vete shumë momente të bukura.
Ndër to pati edhe momente falënderimi.
Aktorja Ali Wong falënderoi ish-bashkëshortin e saj për mbështetjen që i kishte dhënë.
“Me të vërtetë duhet të falënderoj babanë e fëmijëve të mi dhe mikun tim më të mirë, Justin, për gjithë dashurinë dhe mbështetjen. Për shkakun tënd unë jam në gjendje të jem një nënë që punon”, ka thënë Wong pasi pranoi çmimin si aktorja më e mirë në projektin filmik “Beef”.
Ajo mori një puthje për urim nga partneri i saj aktual Bill Hader kur shkoi të ngjitej në skenë për ta pranuar çmimin.

VIDEO:
Ali Wong e Bill Hader são O casal. #GoldenGlobes pic.twitter.com/eAuG7s40za
— Oxente, Pipoca? (@oxentepipoca) January 8, 2024
Regjistori Christopher Nolan kur mori çmimin e parë, nderoi figurën e aktorit të ndjerë Heath Ledger.
“E vetmja herë që kam qenë në këtë skenë më parë ishte për pranimin e një prej çmimeve në emër të mikut tonë të dashur, të ndjerit Heath Ledger, dhe kjo ishte e komplikuar dhe sfiduese për mua. Dhe në mes të fjalimit, shikova Robert Downey Jr.-in, i cili më ra në sy dhe më dha një vështrim mbështetjeje. Të njëjtin shikim ai po më jep tani, të njëjtën dashuri dhe mbështetje që ai tregoi për shumë njerëz në komunitetin tuaj gjatë viteve”, ka thënë Nolan.

VIDEO:
Congratulations on your ? WIN ? for Best Director – Motion Picture, Christopher Nolan!
— Golden Globe Awards (@goldenglobes) January 8, 2024
Watch the #GoldenGlobes LIVE on @CBS and @paramountplus NOW! pic.twitter.com/JH9i5iRpXd
Ylli televiziv Kylie Jenner dhe i dashuri i saj ndanë një puthje gjatë ceremonisë.
Çifti nuk ecën në tepihun e kuq bashkë, por ata ta u bashkuan brenda.

Aktorja Lily Gladstone bëri histori pasi fitoi çmimin “Aktorja më e mirë në Motion Picture”.
Kur Lily Gladstone doli në skenë për të pranuar çmimin për performancën e saj në filmin “Killers of the Flower Moon”, ajo filloi duke folur në gjuhën Blackfeet, një gjuhë e folur nga njerëzit Blackfoot ose Niitsitappi.
“I dua të gjithë të pranishmit këtu. Nuk kam fjalë. Sapo fola pak gjuhën Blackfeet, një komb i bukur që më rriti, që më inkurajoi të vazhdoja ta bëja këtë bashkë me mamanë time, e cila, edhe pse nuk është Blackfeet, punoi pa u lodhur për të futur gjuhën tonë në klasën tonë kështu që kisha një mësuese të gjuhës Blackfeet përderisa po rritesha. Ky shpërblim nuk më përket vetëm mua. Unë po e mbaj tani. Po e mbaj bashkë me të gjitha motrat e mija të bukura në film, me mamanë time, Tantoo Cardinal. Ju falënderoj shumë”, ka thënë Gladstone.
VIDEO:
Lily Gladstone’s acceptance speech for her first Golden Globe win.
— DiscussingFilm (@DiscussingFilm) January 8, 2024
See the full winners list: https://t.co/rstXyD6XdF pic.twitter.com/YNonLC8vAj