Showbiz

Digjet shtëpia e pushimeve e Marc Anthonyt

Mark Anthony dhe prona "El Oasis" në Republikën Domenikane

Mark Anthony dhe prona "El Oasis" në Republikën Domenikane

Është djegur shtëpia e pushimeve e këngëtarit të famshëm latin, Marc Anthony , e cila ndodhet në Republikën Domenikane.

Shtëpia që quhet “El Oasis” mori flakë të madhe dhe u ftua ekipi i zjarrfikësve për ta ndalur flakën e cila u zgjerua deri te shtëpitë e vogla të miqve, të cilat ndodhen në afërsi të pronës, ka raportuar The New York Post.

Një zëdhënës i yllit ka konfirmuar se Marc, gruaja e tij Nadia Ferreira dhe djali i tyre Marco nuk kanë qenë në këtë shtëpi kur u shpërnda flaka dhe asnjë nga anëtarët e stafit nuk është lënduar.

Një fotografi e Nadia Ferreiras, në "El Oasis"

Në videot e publikuara në rrjete socile shihen re të zeza të tymit që dilnin nga prona, e cila ndodhet në resortin Casa de Campo.

Marc dhe Nadia, të cilët janë martuat në vitin 2023, jetojnë në Floridë dhe pushimet i kalojnë në pronën në fjalë, në Republikën Domenikane.

Martesa, është e katërta për Marcun, pasi ai më parë ishte i martuar me yje si Dayanara Torres, Shannon De Lima dhe Jennifer Lopez, me të cilën ka binjakët Max dhe Emme.