Showbiz

Diddy pas përfundimit të seancës gjyqësore: Urime festat

P.Diddy

Foto: Associated Press

Reperi Sean “Diddy” Combs, ditë më parë, u shfaq në gjykatë për një seancë të shkurtër në rastin ku ai akuzohet për trafikimin seksual. Kjo pritet të jetë ndoshta paraqitja e tij e fundit në gjykatë për këtë vit.

Ai do të kalojë pushimet e Krishtlindjeve në burg, pavarësisht disa përpjekjeve nga avokatët e tij për ta lënë atë të, mbrohet në liri, ka raportuar Forbes.

Combs mori pjesë në seancën, ku prokurorët federalë njoftuan se planifikojnë t'i paraqesin ekipit të tij mbrojtës të gjitha provat që kanë, deri në fund të vitit, në mënyrë që ata të përgatiten për gjykimin, i cili është caktuar të nisë në maj të vitit 2025. 

Një zëdhënës i gjykatës ka thënë se Combs “ishte më i dobët” dhe “më i thinjur” në krahasim me pamjet e tij të fundit publike,

"Ai ju tha të gjithë spektatorëve 'urime festat' ndërsa po largohej nga salla e gjykatës”, ka shpjeguar zëdhënësi.

P.Diddy në gjyq

Maurene Comey, vajza e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, e cila ka udhëhequr çështjen ku Ghislaine Maxwell, e cila ishte ndërmjetësuese e njohur në industrinë e showbizit, u dënua për rolin e saj në një skemë për shfrytëzimin dhe abuzimin seksual të vajzave të mitura me financierin amerikan, Jeffrey Epstein, njoftoi të hënën se i është bashkuar rastit kundër Combsit, në Gjykatën Federale të Qarkut të Jugut të New Yorkut.

Gjyqtari federal Arun Subramanian pati refuzuar kërkesën e Combsit për tu mbrojtur në liri.

Në vendimin e gjyqtarit theksohet se kishte prova për “rrezik serioz të ndikimit të dëshmitarëve”,  së bashku me prova që tregonin se ai “kishte shkelur rregulloret e Burgjeve Federale gjatë paraburgimit të tij për të fshehur komunikimet me palë të treta”.

Gjyqtari gjithashtu ka thënë se prokurorët kishin treguar “prova të qarta dhe të bindshme se nuk ka asnjë kusht ose kombinim kushtesh që mund të sigurojnë në mënyrë të arsyeshme sigurinë e të përfshirëve në rast”.