Showbiz

DiCaprio shëtit me të dashurën pas raportimeve se flirtoi me tjetër

Leonardo DiCaprio dhe Vittoria Ceretti

Leonardo DiCaprio dhe Vittoria Ceretti

Modelja Vittoria Ceretti dhe aktori Leonardo DiCaprio janë parë bashkë duke shëtitur dorë për dore në New York, ka raportuar të mërkurën E News.

Çifti, po qëndron në New York, që kur Ceretti javën e kaluar debutoi në shown e brendit të veshjeve brendshme “Victoria’s Secret”.

Por, ditë më parë, gjatë vikendit, aktori është parë duke kërcyer në mënyrë shumë të afërt me aktoren Teyana Teylor në një klub nate në New York, vetëm disa orë pas një darkë intime me të dashurën e tij Ceretti.

Një burim ka thënë për Page Six se të dielën aktori 49 vjeç, u takua me Teylorin në Manhattan bashkë me një grup shokësh në një festë të cilën e kishte organizuar ajo për nderë të ngjarjes “Rock and Roll Hall of Fame”, në të cilën Ceretti nuk ishte e pranishme.

“Ata po vallëzonin shumë afër njëri-tjetrit dhe po qeshnin shumë. Qëndruan bashkë gjatë tërë natës në një qoshe”, ka thënë burimi.

Ata u panë duke dalë nga ndeja në orën 3 të mëngjesit, por një burim ka thënë se nuk është e qartë se ku kanë shkuar.

Sidoqoftë, duket se modelja e famshme italiane nuk shqetësohet për këtë “shoqëri të afërt”, pasi një burim i afërt me të i ka thënë Page Sixit se “Vittoria dhe Teyana janë shoqe të mira”.

Një tjetër burim gjithashtu ka thënë se thashethemet e “flirtimit” ndërmjet DiCaprios e Taylorit nuk janë të vërteta.

Aktorët aktualisht janë duke punuar për xhirimin e filmit “The Battle of Baktan Cross”, i cili do të lansohet në vitin 2025, ku gjithashtu luajnë aktorë të tjerë si Regina Hall, Sean Penn dhe Benicio Del Toro.

Në muajin mars, aktorët nxitën thashethemet pasi u shfaqën duke biseduar në mënyrë shumë të afërt në një ndejë të organizuar para ngjarjes së madhe së ndarjes së çmimeve “Oscar”.

Por një burim pati konfirmuar se as atëherë nuk ka ndodhur asgjë romantike në mes tyre.

Taylora aktualisht është beqare pasi në shtator të vitit 2023 u nda nga partneri i saj Iman Shumpert, pas shtatë vjetësh martesë.

DiCaprio është në lidhje me Cerettin që nga viti 2023.