Dhurata Dora ka lansuar projektin më të ri muzikor, të titulluar “Ha Ha”. Teksti dhe melodia janë krijuar nga vetë këngëtarja dhe Tonic & Denk.
Dhurata Dora i ka falënderuar edhe mbështetësit me një mesazh në hapësirën për komente në Youtube.
“Ju falënderoj prej zemrës për mbështetjen që ma jepni. Ju dua shumë”, ka shkruar ajo.
Projekti i fundit muzikor i këngëtares është bashkëpunimi me Yll Limanin. Kënga e titulluar “Nal Nal”, është lansuar pesë muaj më parë.