Showbiz

Dhëmbët e “kalbur” të Johnny Depp neveritin fansat

Johnny Depp ishte në qendër të vëmendjes në Festivalin e Filmit në Cannes, por nuk ishte vetëm performanca e tij në filmin “Jeanne du Barry” ajo që u komentua, shkruan “Pagesix”.

Fotot kontroverse të aktorit teksa kalonte në tepihun e kuq të martën ngjallën shumë reagime, sidomos për dhëmbët e tij, të cilët duket se ishin “kalbur”.

“Dhëmbët e Johnny Depp janë literalisht të kalbur”, ka shkruar një fans krahas fotos së aktorit.

“Pashë foton e Johnny Depp... dhe dhëmbët e tij. Është e mjaftueshme për mua sot”, ka shkruar një tjetër në Twitter.

Shumica e fansave u neveritën me moskujdesin e Deppit ndaj dhëmbëve të tij.

Fotot nga Cannes e konfirmojnë se dhëmbët e aktorit nuk janë më të mirët e mundshëm.

{gallery}