Showbiz

Dev Patel me performancë të shkëlqyer në filmin e ri “The Green Knight”

Trileri zyrtarë i filmit “The Green Knight” tashmë është publikuar, dhe fansat nuk kanë ngurruar ta shprehin entuziazmin e tyre për këtë projekt, në rrjete të ndryshme sociale.

Filmi vjen me regji të David Loweryt, dhe në rolet kryesore i sjell aktorët Dev Patel në rolin e nipit kokëfortë të Mbretit Arthur, Sean Harris, Alicia Vikander, Joel Edgerton, Sarita Choudhury, Katie Dickie, Barry Keoghan dhe Ralph Ineson.

Menjëherë pas publikimit të trilerit, fansat i pushtuan rrjetet sociale me reagimet e tyre, duke u shprehur entuziast me këtë realizim filmik dhe duke treguar se mezi presin ta shikojnë atë nëpër kinema.

Në anën tjetër, aktori Dev Patel pritet ta shënojë debutimin e tij regjisorial me trilerin hakmarrës, “Monkey Man”, i cili lansohet në platformën Netflix në vitin 2022.

“Jam shumë i lumtur që po bashkëpunojë me Netflixin në këtë aventurë të re. shpresojë se ky do të jetë një projekt freskues që i shtohet këtij zhanri të filmave, në një kohë të kësaj industrie kur historia ime mund ët bëhet historia juaj”, ka deklaruar aktori përmes një komunikate për media.

Filmi “The Green Knight” do të fillojë së shfaquri nëpër kinema gjatë kësaj vere.