Showbiz

Denzel Washington u kërkon adhuruesve ta respektojnë

Denzel Washington

Denzel Washington

Aktori Denzel Washington ka pasur një incident me disa adhurues që dëshironin t’i bënin fotografi dhe i kërkonin autografe, ndërsa po shkonte në një ngjarje në Muzeun e Arteve Moderne në New York, ku nderohej ikona e filmit Samuel L.Jackson.

Fituesi i çmimit Oscar, arriti me disponim të mirë ndërkohë që u ndal para muzeut për të bërë fotografi me disa adhurues. Ndërkohë që po ecte për të hyrë brenda, 69 vjeçi u kthye dhe iu afrua një grupi tjetër adhuruesish, të cilët po kërkonin autografe.


Në videon që e ka publikuar Fox News, Washington dëgjohet të thotë “Lërini këto. Ju kam dëgjuar. Flisni se si duhet të tregoni dashurinë ... më respektoni”.

“Ne gjithmonë të respektojmë”, dëgjohet të thotë një ndër adhuruesit.

Ndërkohë, aktori i përgjigjet duke i thënë se “do të ju takoj kur të dal nga ngjarja”.

“Thash: ‘Do të ju akoj kur të dal nga ngjarja’. Cilën pjesë të kësaj fjalie nuk po e kuptoni?”, pyet ylli, i cili vazhdon tutje argumentin duke iu thënë se di edhe të veprojë ndryshe.

“Mund ta bëjmë në një tjetër mënyrë. Mund ta bëjmë në të dy mënyrat”, shton ai ndërsa hyn brenda ndërtesës.

Nuk dihet se çfarë e nxiti këtë incident, pasi Washington nuk ka komentuar rreth ngjarjes.

VIDEO:

LEXO EDHE: