Showbiz

Denzel Washington thotë se kanë mbetur shumë pak filma ku do të luajë

Denzel Washington

Denzel Washington

Foto: Associated Press

Aktori hollivudian, Denzel Washington, këmbëngul se i ka mbetur një numër i kufizuar filmash për të bërë.

Fituesi i dyfishtë i “Oscar”  la të kuptohet gjatë njw festivalit të filmit në Florida, se do të pensionohej, dhe tani ai ka thënë se pas filmit "Gladiator II" të Sir Ridley Scott, nuk ka shumë gjëra të tjera që kanë zgjuar interesin e tij.

"Kanë mbetur shumë pak filma për t'i bërë për të cilët jam i interesuar, dhe unë duhet të frymëzohem nga regjisori, dhe jam frymëzuar jashtëzakonisht nga Ridley", ka thënë 69-vjeçari për revistën “Empire”.

"Gjërat që më ndodhin profesionalisht pas kamerës janë po aq të rëndësishme për mua tani sa edhe para kamerës. Mendoj se gjithnjë e më pak kohë do të kaloj para kamerës”, ka shtuar ai.

Gjatë bisedës, Denzel foli gjithashtu për punën me fëmijët e tij në një adaptim të Netflix të dramës “The Piano Lesson” të August Wilson, e cila u shkrua dhe drejtohej nga djali i tij, Malcolm Washington, ku luan djali tjetër i tij, John David Washington dhe u prodhua nga vajza e tij, Katia Washington.

"Nuk po e them këtë sepse ai është djali im, por është shumë i talentuar. Ai shkoi në Institutin Amerikan të Filmit. Ai është diplomuar i pari në klasën e tij”, ka thënë Ëashington teksa ka folur për djalin e tij Malcolm.

Denzel gjithashtu vlerësoi gruan e tij Pauletta Pearson për frymëzimin e fëmijëve të tyre për të filluar karrierën në industrinë e filmit.

Projektet e ardhshme të Denzel përfshijnë dramën kriminale të Spike Lee “High and Loë”.