Aktorja 53-vjeçare Denise Richards do të rikthehet në ekranet televizive me një serial të ri dokumentar.
Amerikania debutoi 16 vjet më parë me seritë e “Denise Richards: It’s Complicated”. Tani ajo ka bërë të ditur planet për një reality show të ri, të titulluar “Denise Richards and the Wild Things” në rrjetin televiziv E!, në të cilin do të shfaqen seri që përfshijnë detaje nga jeta e saj bashkëshortore me Aaron Phypersin dhe fëmijët e saj.
“Unë dhe familja ime jemi të emocionuar që po kthehemi në shtëpi, në E!”, ka deklaruar ajo.
Denise ka dy vajza, Lolan 18 vjeçe dhe Samin 20-vjeçe, me ish-burrin Charlie Sheen, historia e divorcit të të cilëve u shfaq në seritë e “Denise Richards: It’s Complicated”.
Më 2011 ajo adoptoi edhe vajzën Eloise.
“Jeta jonë është plot argëtim, dashuri dhe e pa parashikueshme dhe ne mezi presim që audienca ta ndajë këtë aventurë me ne”, ka shtuar aktorja.
Së fundmi, Denise Richards qe pjesë e ekranit në sezonin e nëntë dhe të dhjetë të “Real Housewives of Beverley Hills”, përpara se të largohej në vitin 2020 mes akuzave për një lidhje me Brandy Glanville, të cilat ajo i mohoi.