Showbiz

Demi Moore “e përjeton rëndë” humbjen në “Oscar”

Demi Moore

Demi Moore

Foto: Associated Press

Demi Moore thuhet se është shumë e zhgënjyer pas humbjes në garën për “Aktoren më të mirë” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar 2025”. Çmimi iu nda aktores Mikey Madison, yllit të  filmit “Anora”.

MOMENTI KUR MIKEY MADISON FITON:

62-vjeçarja kishte fituar një çmim “Golden Globe” për rolin e saj në “Substance”, ku luan rolin e Elisabeth Sparkle, një aktoreje që po i bie fama, e cila zbulon një ilaç të paligjshëm që e transformon përkohësisht në një version më të ri të vetes. 

Moore në "Substance"

Ky rol e kishte bërë Moorin një nga pretendentet kryesore për çmimin “Oscar”, por në fund, çmimi shkoi për Madisonin.

“Ishte shansi i saj më i madh për një Oscar. Demi e ka përjetuar shumë rëndë këtë humbje sepse ndjeu se ky ishte më në fund shansi i saj për të fituar një Oscar”, ka thënë një burim për Page Six.

Aktorja ishte nominuar përkrah aktoreve Fernanda Torres për perfromancën në filmin “I'm Still Here”, Karla Sofía Gascónit për filmin “Emilia Pérez”, dhe Cynthia Erivos për filmin “Wicked”.

“Demi shpresonte shumë se do ta fitonte këtë çmim. Ajo është e lumtur për Mikeyn dhe të gjitha gratë e nominuara, por natyrisht ishte një zhgënjim i madh për të mos dëgjuar emrin e saj”, ka thënë ndër të tjera burimi.

Pas ceremonisë, shumë të ftuar në festën e prestigjiozes “Vanity Fair” iu afruan Demit për t’i shprehur mbështetje dhe për ta lavdëruar për performancën e saj në “Substance”.

Në rrjetet sociale qarkulloi një video e Demit që, sipas FemaleFirst, dukej e tensionuar në momentin kur u shpall fituesja.

Aktorja Madison, 25 vjeç, e pranoi çmimin me emocion, duke e cilësuar momentin si “surreal”.

“U rrita në Los Anxhelos, por Hollywoodi gjithmonë më dukej aq larg. Të jem këtu sot është e pabesueshme”, ka thënë ylli gjatë fjalimit të saj.

Mikey Madison

Ajo shprehu mirënjohjen për koleget e saj të nominuara.

“Dua të njoh punën e menduar, inteligjente, të bukur dhe mahnitëse të kolegeve të mia. Jam e nderuar që isha në mesin tuaj. Kjo është një ëndërr e bërë realitet”, ka thënë tutje aktorja.