Showbiz

Demi Lovato rikthehet në studio për të punuar në muzikë të re

Këngëtarja e famshme, Demi Lovato, është e rikthyer në studio incizuese vetëm tre muaj pas lansimit të albumit të fundit, “HOLY FVCK”.

Pop ylli 30-vjeçar e postoi në TikTok një mesazh përmes së cilit i informoi fansat se i është kthyer punës për krijimet e reja muzikore.

Pak para lansimit të albumit të ri, Lovato tregoi se bashkëpunimi i ëndrrave të saj vazhdon të jetë me këngëtaren, Hayley Williams.

Ylli i hitit “Sorry Not Sorry” ishte inspiruar ta ndërrojë zhanrin e muzikës në këto vjetët e fundit nga yjet e pop-rockut, Kelly Clarkson, Ashlee Simpson dhe bendi “Paramore”.

Dhe ndërsa diskutonte për drejtimin e ri në karrierën e saj, Demi e konfirmoi se ende do të donte ta realizonte një duet me Hayleyn.

“Një ndikim që me të vërtetë e ndryshoi rrugën time drejt muzikës ishte kënga ‘Since U Been Gone’ nga Kelly Clarkson. Ishte një projekt gjigant. Dhe e pashë transformimin e saj si artiste duke kaluar nga tingujt R’n’B dhe soul në pop-rock. Në atë moment e kuptova se kjo është ajo që dua të bëj. Po ashtu është kënga ‘LaLa’ nga Ashlee Simpson dhe muzika e bendeve të tilla si ‘Paramore’ dhe ‘Flyleaf’. Kështu më erdhi inspirimi për të bërë ndryshim në muzikën time. Unë ka shumë vite që e njoh Hayley Williamsin, nga mosha 15-vjeçare kur e takova për herë të parë. Por, përgjatë vjetëve nuk është se kemi pasur rastin të takohemi apo të kalojmë shumë kohë së bashku. Ajo më duket një person që do të ishte e gatshme të më ndihmonte në kohë nevoje. Megjithëse ka kaluar shumë kohë dhe nuk e njoh aq mirë, ajo është një nga ndikimet më të mëdha për mua nga ana e vokalit. Zoti i madh, ajo vazhdon të jetë bashkëpunimi im i ëndrrave. Megjithëse nuk ka ndodhur kurrë. Të jem e sinqertë, kam hequr dorë nga kjo ëndërr dhe ka vite që nuk flas për këtë dëshirë time të madhe”, deklaroi këngëtarja në intervistën e saj me prezantuesin Zane Lowe për “Apple Music 1”.

Demi e pranoi se albumi i fundit i dha asaj lirinë për ta shprehur veten në mënyra që nuk e dinte se ishin të mundshme, dhe për ta gjetur gëzimin që po i mungonte kur bënte muzikë.