Showbiz

Del një video ku shihet P. Diddy duke e rrahur ish-të dashurën

P.Diddy

Foto: Getty Images

Kamerat kanë treguar reperin Sean "Diddy" Combs duke sulmuar këngëtaren Casandra "Cassie" Ventura në një korridor hoteli në vitin 2016.

Videoja, e transmetuar nga CNN, është shfaqur pas akuzave të Venturas për ish të dashurin dhe producentin e saj në një proces gjyqësor vitin e kaluar.

Sipas CNN, videoja u filmua në hotelin tashmë të mbyllur “InterContinental” në Los Angeles.

Videoja duket se tregon Venturan duke lënë dhomën e hotelit për të ecur drejt ashensorit.

Një burrë pa këmishë shihet duke mbajtur një peshqir rreth belit dhe duke nxituar në korridor.

Kur ai e arrin atë, e kap dhe e hedh në dysheme. Ai e godet derisa ajo është në tokë, para se t’ia kapë çantat dhe ta godasë edhe një herë e më pas tenton ta kapë nga bluza zvarrë. 

Që kur Ventura e paditi Diddyn për përdhunim dhe trafikim seksual, disa gra të tjera po ashtu e kanë akuzuar për akte seksuale.