Këngëtarja e famshme shqiptare, Dafina Zeqiri, përmes llogarisë së saj në rrjetin social Instagram ka bërë thirrje të shpallet ditë zie për gratë e vrara.
Sot ajo ka postuar një fotografi me mbishkrimin “Shpallni Ditë Zie Për GRATË E VRARA”.

Kjo thirrje është shpërndarë nëpër shumë llogari në rrjetet sociale pas vrasjes së një gruaje në qytetin e Pejës. Vrasja dyshohet se është kryer nga bashkëshorti i saj.
Kjo është vrasja e dytë brenda pak ditëve në Kosovë.
Të premten (12 prill) është vrarë me armë zjarri një 21-vjeçare në Ferizaj në Qendrën për Punë Sociale. Vrasja gjithashtu dyshohet se është kryer nga bashkëshorti i saj.