Kohët e fundit janë publikuar shumë projekte muzikore nga artistët vendorë e të huaj.
Capital T është njëri nga ta i cili brenda një projekti i ka përmbledhur dy këngë.
“Për ty” dhe “Dy zemra” janë versionet e publikuara për ditën e të dashuruarve.
Pjesa e parë e videoklipit është e frymëzuar nga loja GTA, derisa pjesa tjetër vjen me protagonist vetë këngëtarin Trim Ademin. Videoklipi është realizuar me regji të Andi Deçanit. Tekstin e ka shkruar vetë reperi, ndërsa projekti është prodhim i Rzon dhe Pllum.
Përveç Capital T, edhe artistja shumë aktive në skenën tonë muzikore, Dafina Zeqiri, e ka lansuar një projekt të ri.
“Mos e lëndo” është kënga e cila është edhe pjesë e albumit të saj të fundit “Dafinë Moj”.
Edhe në këtë këngë, pjesë e videoklipit u bë partneri i Zeqirit, Dj Geek.
Kujtojmë që albumi “Dafinë Moj” u lansua në tetor të vitit të kaluar, ndërsa që nga ajo kohë Dafina i ka sjellë disa këngë të tij të shoqëruara me videoklip.