Dafina Zeqiri të hënën ka performuar në sheshin “Skënderbe” në Tiranë.
Në videon e postuar nga këngëtarja, shihet numër i madh i njerëzve që kanë ndjekur performancën e këngëtares.
Më e bukura e gjithë mbrëmjes, përveç paraqitjes skenike dhe shumë artistike të këngëtares Dafina Zeqiri dhe artistit Rron Zaiti, ishte pritja e mirë nga publiku shqiptarë.
Publiku ka mirëpritur çdo këngë që është performuar nga Dafina.
Dafina Zeqiri ka pasur një vit të suksesshëm. Suksese të mëdha ka arritur me albumin që e ka publikuar “Dafinë moj”.