Aktorja dhe këngëtarja, Miley Cyrus, ka zbuluar se shtëpia e saj në Malibu ishte përfshirë nga flakët gjatë kohës sa ajo po e xhironte serialin, “Black Mirror”.
Ylli amerikan, e cila ka luajtur në sezonin e pestë të shout të famshëm, përmes një serie të intervistave në TikTok që kanë për qëllim promovimin e këngës së saj të re “Used To Be Young”, e kujtoi kohën kur e mori lajmin se shtëpia e saj 2 milionë dollarëshe ishte përshirë nga flakët në vitin 2018. Atëkohë ajo ishte duke xhiruar në Afrikën Jugore.
Tutje shpjegoi se ky incident kishte kontribuar në krijimin e ankthit më vonë në jetë.
“Dy apo tri vjet pas incidentit, sepse në fillim nuk e kisha procesuar saktësisht se çfarë kishte ndodhur, fillova të përjetoj sulme të ankthit të shoqëruar me vizione të frikshme. Këto lloj mendime të këqija më përcjellin çdo herë para se të shkoja për të performuar. Në fillim mendoja se ishte thjeshtë ankth pa ndonjë domethënie të caktuar”, deklaroi Cyrus.
Zjarri i vitit 2018 i përfshiu disa pjesë të Kalifornisë duke i vrarë tre persona dhe duke shkatërruar mbi 1600 prona.
Cyrus, e cila atëkohë jetonte me ish-bashkëshortin Liam Hemsworth, e përshkroi veten si një nga personat me fat, pavarësisht se shtëpia e saj u dogj nga zjarri.
“Të gjitha kafshët e mia dhe dashuria e jetës sime arritën të shpëtojnë dhe në momente të tilla vetë kjo ka rëndësi. Shtëpia ime nuk është më, por kujtimet e ndara me familjen dhe miqtë qëndrojnë të forta. Unë jam mirënjohëse për gjithçka që më ka mbetur”, kishte shkruar këngëtarja në një mesazh të postuar në Twitter.
Edhe sot, Miley e kujton atë shtëpi si diçka magjike që përfundoi duke e ndryshuar vërtet jetën e saj.
Përgatiti: Edona Binaku