Showbiz

Çka po e zgjat kaq shumë gjetjen e James Bondit të ri?

Daniel Craig

Daniel Craig

Kanë kaluar tri vjet qëkur filmi “No Time To Die”, nga franshiza e filmave James Bond, ka përfunduar epokën e aktorit Daniel Craig, i cili luante rolin e agjentin të famshëm 007, ndërkohë që ende nuk ka asnjë shenjë për filmin i radhës.

Daniel Craig

Por, mediumi The Telegraph ka shkruar se krijimi i filmit të ri, nuk është kurrkund, e aq më pak gjetja e aktorit të ri.

Thuhet se data më e hershme e krijimit të filmit mund të jetë fundi i vitit 2026, ndoshta 2027, e ndoshta edhe 2028. Këto data janë hamendësimet aktuale që ka përmendur një përfaqësues i industrisë britanike të filmit.

Sean Connery në " Diamonds are Forefer" në vitin 1971

Ende nuk ka skenar, as regjisor, asgjë nuk është zgjedhur, asnjë temë e asnjë material në të cilin mund të bazohet filmi.

GoldenEye, filmi i parë "Bond" ku shfaqet Pierce Brosnan në vititn 1995

Profesori, James Chapman nga Universiteti i Leicesterit, ka thënë se nëse filmi i ri “007”, i 26-ti i kësaj franshize, vjen në vitin 2027, do të vinte gjashtë vite pas rolit të Craigut.

Ai gjithashtu  ka cekur se karakteri i Bondit është i lidhur ngushtë me imazhin e nacionalitetit britanik.

“Në kohën kur 'britanizmi' ishte në modë, në vitet 1960, filmat ishin bërë rezonim për audiencën. Tash duhet t’i përshtaten epokës më të re dhe imazhit të ri nacional. Shpresoj që filmi i ri ta adresojë këtë”, ka thënë tutje profesori.

Është përfolur se aktori Idriz Elba është favorit për rolin e ri të agjentit 007

Siç është premtuar gjithnjë, James Bondi do të rikthehet, por duhet të përmblidhen shumë gjëra para se të mund të kthehet.

Deri më tani, aktorë të ndryshëm e kanë luajtur këtë rol duke fituar shumë simpati nga publiku, si Daniel Craig, Pierce Brosnan, Sean Connery e Roger Moore. 
Ndërkohë është raportuar se aktorët favorit për ta luajtur Bondin e ri janë, Idris Elba, Aaron Taylor-Johnson, Henry Golding, Henry Cavill e Tom Hardy.