Showbiz

Christina Ricci: Nuk më intereson mendimi i të tjerëve për pamjen time

Christina Ricci

Christina Ricci

Foto: Associated Press

Aktorja e njohur Christina Ricci ka treguar se nuk u jep më rëndësi mendimeve të të tjerëve për pamjen e saj. Ylli i serialit “Yellowjackets” ka thënë se ajo ka mësuar të fokusohet te vetja, jo te standardet e bukurisë që i imponon shoqëria.

“Ajo që kam mësuar është se nuk ka rëndësi nëse jam e bukur sipas standardeve të të tjerëve.
Unë jam vetvetja. E shoh veten si një fytyrë dhe një tru. Nuk mendoj për trupin tim. Nuk mendoj për çfarë mendojnë të tjerët për mua”, ka thënë aktorja në një intervistë për People.

Kjo qasje ndaj vetëvlerësimit është ndikuar edhe nga vajza e saj trevjeçare, Cleo. Ricci ka rrëfyer se e bija ka një vetëdije mbresëlënëse për identitetin e saj.

“Nëse i thua që është e ëmbël, ajo të thotë: ‘Nuk jam e ëmbël. Jam Cleo’. Dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ne jemi kush jemi dhe nuk kemi nevojë të përcaktohemi ndryshe”, ka thënë ajo.

Ricci ka dy fëmijë, djalin Freddie, 10 vjeç, nga martesa me James Heerdegen, dhe Cleon nga bashkëshorti aktual Mark Hampton. Ajo thotë se përpiqet ta edukojë vajzën me vetëbesim të shëndetshëm, duke i treguar se vlerat nuk maten me pamjen.

“I flas për sa e fortë është, sa përpiqet, sa e zgjuar është, sa humor ka, të gjitha gjërat që lidhen me personalitetin dhe identitetin. Sepse besoj se mashtrimi më i madh që i është bërë ndonjëherë gjinisë femërore është që na kanë bërë të fiksohemi pas pamjes, saqë nuk fokusohemi më te gjërat me rëndësi”, ka thënë 45 vjeçja.