Showbiz

Chris Martin mohon thashethemet se është ndarë me Dakota Johnson

Dakota Johnson dhe Chris Martin

Dakota Johnson dhe Chris Martin

Çifti i njohur, këngëtari, Chris Martin dhe aktorja, Dakota Johnson vazhdojnë të kenë lidhje të fortë, pavarësisht thashethemeve rreth marrëdhënies së tyre.

Në një intervistë të publikuar më 19 dhjetor në revistën Rolling Stone, Martin ka konfirmuar se lidhja e tyre mbetet e fortë dhe se dashuria është pjesë e rëndësishme e jetës së tij.

Ani pse ata duan ta mbajnë marrëdhënien private Martin ka theksuar rëndësinë që ka dashuria për të.

“Është më rëndësi të thuhet se dashuria, në kontekstin romantik, është faktor shumë i rëndësishëm në gjithçka edhe pse është më mirë që atë gjë të çmuar ta mbajmë private, nuk po e mohoj fuqinë që ka”, ka thënë Martin.

Gjatë intervistës, Martin e cilësoi Dakotën si një nga miqtë e tij më të ngushtë, së bashku me fëmijët e tij, Apple dhe Moses, që i ka me ish-gruan, aktoren, Gwyneth Paltrow.
Çifti, që është së bashku që nga takimi i tyre në vitin 2017, ka mbajtur lidhjen larg publikut, por kanë qarkulluar thashetheme për ndarjen e tyre.

Dakota Johnson dhe Chris Martin

Një përfaqësues i çiftit pati hedhur poshtë thashethemet për ndarjen e tyre, më herët këtë vit, duke theksuar se Martin dhe Johnson janë ende së bashku dhe të lumtur.

Johnson gjithashtu ka folur për lidhjen e tyre, duke theksuar se ata janë bërë të pandarë që nga takimi i parë.

Ajo ka shpjeguar se përvoja që ka pasur, duke u rritur si fëmijë i një familjeje të njohur e ka mësuar të vlerësojë mirësinë dhe mbështetjen në marrëdhëniet e saj, vlera këto që ka theksuar se i ndan me Martinin.