Showbiz

Charlie Puth mendon se interneti ia ka shpëtuar jetën

Kantautori 30-vjeçar, Charlie Puth, thotë se internet ia ka shpëtuar jetën.

Ai tregon se e ka rifreskuar karrierën e tij muzikore përmes platformës TikTok, si dhe e pranoi se interneti gjithmonë e ka luajtur në rol të rëndësishëm në sukseset e tij.

Charlie, i cili e ka fituar një bazë të re adhuruesish përmes postimeve humoristike në TikTok, tha: “Interneti ma ka shpëtuar jetën në vitin 2003, dhe sërish në vitin 2020”.

Yllit të hitit “Marvin Gaye” i pëlqen ta shfrytëzojë këtë rrjet social pasi ia mundëson të krijojë raporte me fansat.

“Derisa të qenit misterioz dhe i tërhequr funksionon mirë për këngëtarin The Weeknd dhe disa artistë të tjerë, për mua kjo nuk vlen. Unë kam nevojë ta shfaq personalitetin tim. Dhe më përpara nuk e bëja këtë sepse isha i rrethuar me producentë dhe udhëheqës të studiove muzikore, të cilët më thoshin se isha ‘person i famshëm’ dhe kisha nevojë të largohesha nga vëmendja e publikut dhe të punoja në krijimin e artit tim. Por, pandemia më bëri ta kuptoja se duhet ta bëjë të kundërtën e kësaj. Unë duhet ta ndajë me fansat e mi çdo hap të këtij procesi”, deklaroi këngëtari për revistën “Bustle”.

Në fund, Puth deklaroi se i pëlqen të jetë i pranishëm në mediat sociale pasi kjo e tregon cenueshmërinë e tij, dhe në të kaluarën ai nuk ishte një person kaq i hapur me publikun.