Showbiz

Celine Dion “gati kishte vdekur” nga sëmundja nga e cila vuan

Celine Dion

Celine Dion

Foto: Associated Press

Celine Dion “gati kishte vdekur” gjatë betejës me sindromën Stiff Person.

Këngëtarja 55-vjeçare, e cila ishte diagnostikuar në vjeshtën e vitit 2022 me çrregullimin autoimun neurologjik, i cili prek muskujt, do ta dokumentojë betejën e saj me shëndetin, në një dokumentar të quajtur “I Am: Celine Dion”.

Mirëpo, pak para publikimit, një intervistë e këngëtares do të publikohet në NBC dhe prezantuesja e e cila ka zhvilluar intervistën, Hoda Kotb ka deklaruar se është e shokuar me vështirësitë me të cilat është përballur artistja e hitit “My Heart Will Go On”.

“Celine Dion është tani më mirë, mirëpo gati kishte vdekur, gjë të cilën e thotë edhe ajo”, ka deklaruar Kotb.

Traileri i dokumentarit është publikuar këtë javë. 

Këngëtarja kanadeze Dion, ka treguar më parë se i nënshtrohet terapive të ndryshme pothuajse çdo ditë, por se nuk do të kurohet asnjëherë nga gjendja e saj. 

“Jam mirë, por ka shumë punë. Nuk e kam goditur sëmundjen, pasi ajo është ende brenda meje dhe do të jetë përgjithmonë”, kishte deklaruar Dion në një intervistë për “France’s Vogue”.